SUPERLIGA E KOSOVËS, DUKAGJINI E MALISHEVA BEFASOJNË BALLKANIN E PRISHTINËN

- in Sport

Kanë përfunduar edhe dy ndeshjet e xhiros së parë të Superligës së Kosovës ku u ballafaquan Ballkani me Dukagjinin dhe Malisheva me Prishtinën.

Në Suharekë skuadra e Ballkanit mori një pikë pasi ka barazuar me rezultat 2-2 me Dukagjinin, përcjellë KosovaPress.

Ermal Krasniqi i shënoi të dy golat për Ballkani kurse për Dukagjinin golat u realizuan nga Shala dhe Januzi.

Duhet përmendur që Dukagjini i luajti 25 minutat e fundit të ndeshjes me një lojtar më pak pasi nga loja u përjashtua Januzi.

Me barazim u ndal edhe Pristhina përballë Malishevës derisa rezultati final ishte 1-1.

Malisheva kaloi e para në epërsi në minutën e 12 me golin e realizuar nga Hyseni, por kampioni aktual i Superligës e barazoi rezultatin në minutën e 93’ kur realizoi Bekteshi.

Edhe Malisheva luajti në fund me një lojtar më pak pas ndëshkimit me karton të kuq të Vitijës./KP