Superliga e Kosovës, Drita mposht Llapin, Prishtina triumfon ndaj Drenicës

- in Sport

Sot ka filluar stinori pranveror i Superligës së Kosovës në futboll dhe në program ishin tri ndeshje të vlefshme për xhiron e 19, dy prej të cilave tashmë kanë përfunduar.

Drita si lidere e tabelës e ka mposhtur Llapin me rezultat minimal 1-0 ku golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Astrit Fazliu në minutën e 74’ të ndeshjes.

Kjo fitore e ri-konfirmon skuadrën nga Gjilani si kryesuese të tabelës me 44 pikë.

Nga ana tjetër Prishtina ka mposhtur me rezultat bindës 3-1 Drenicën.

Shillova i dha epërsinë vendasve në minutën e 13’, pastaj shifrat i barazoi Denisson në minutën e 44’ dhe me këtë rezultat skuadrat shkua në pushim.

Pjesa e dytë ishte më e mirë për Prishtinën të cilët e siguruan fitoren duke shënuar edhe dy gola të tjerë përmes Abazit në minutën e 62’ dhe Mucas në minutën e 71’.

Pas kësaj fitoreje, Prishtina renditet në vendin e tretë me 35 pikë.

Ndeshja tjetër e ditës së sotme është duke u zhvilluar ndërmjet Besës dhe Ballkanit./KosovaPress