Organizata “Care for Kosovo Kids” dhe “Klubi Alpin Prishtina” kanë organizuar lëshime me litarë në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë për t’u shpërndarë dhurata fëmijëve në këtë spital.
Disa alpinistë janë veshur si superheronjë, e disa të tjerë si mjekë, dhe janë takuar me fëmijët, shkruan Evropa e Lirë.
Fushata ka për qëllim mbledhjen e fondeve për shërimin e fëmijëve të cilët vuajnë nga sëmundje të ndryshme./Zëri








