Super Cavani frymëzon Unitedin për fitore në derbin me Tottenhamin

- in Sport

Sulmuesi nga Uruguaji Edinson Cavani ishte heroi i Manchester United në fitoren e madhe kundër Tottenhamit në derbin e javës së 31 të Premier Ligës.

“Djajtë e Kuq” triumfuan me përmbysje rezultati në stadiumin “White Heart Lane” nga 1-0 në 3-1, përcjellë KosovaPress.

Son Heung Min e kaloi skuadrën e Jose Mourinhos në epërsi në minutën e 40’ dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.

Në pjesën e dytë Manchester United u tregua skuadër e fuqishme dhe realizoi tre gola. Fillimisht braziliani Fred e barazoi rezultatin në minutën e 57’ kurse për fitoren e Manchester United në këtë ndeshje u përkujdesën Edinson Cavani i cili realizoi gol të bukur me kokë në minutën e 79’ dhe Greenwood në minutën e 90’.

Me këtë fitore, United tregohet si kandidati kryesor për nënkampion të Anglisë dhe tani ka 63 pikë./KP