Sulmohen në Serbi dy autobusë të një kompanie kosovare

- in Lajme

Dy autobusë të një kompanie nga Kosova janë sulmuar në Serbi, përkatësisht afër Kurshumlisë.

Lajmin e kanë konfirmuar nga vetë kompania “Fjolla Impex”, ku thanë se sulmet kanë ndodhur mbrëmë.

“Dy autobusë janë gjuajtur me gurë mbrëmë. Njëri duke ardhur prej Serbisë dhe tjetri duke shkuar për Serbi. Ngjarja ka ndodhur afër Kurshumlisë”, thanë nga kompania për Klankosova.tv.
Ndërsa, sipas zyrtarëve të kompanisë, nuk ka persona të lënduar nga këto sulme por vetëm dëme materiale./Demokracia