Sulmi ndaj Valon Sylës, Çitaku: Është i mjerë kush do që sulmon tjetrin për fjalën dhe mendimin e lirë

- in Lajme

Sonte në orët e mbrëmjes është sulmuar gazetari Valon Syla, dhe për këtë ka reaguar nënkryetarja e Partisë Demokratike Vlora Çitaku, shkruan Gazeta Metro.


Ajo tha se Valoni ka të drejtë të shprehë mendim të lirë, të ngrisë hipoteza, pyetje etj.

“Valon Syla ka të drejtë të pakontestueshme me e thanë mendimin. Me ngritë pyetje. Me ngritë dilema.
Valoni ka të drejtë me thanë ama bash çka të dojë e besojë. Kushdo që sulmon tjetrin për fjalën e shprehur e mendimin e thënë është i mjerë”, kashkruar Çitaku.

Vlora Çitaku

Valon Syla ka të drejtë të pakontestueshme me e thanë mendimin. Me ngritë pyetje. Me ngritë dilema.

Valoni ka të drejtë me thanë ama bash çka të dojë e besojë.

Kushdo që sulmon tjetrin për fjalën e shprehur e mendimin e thënë është i mjerë.

Drejtori i Gazeta Metro dhe gazetari, Valon Syla është sulmuar sonte nga tre presona në lagjen ‘Bregu i Diellit’ në Prishtinë.

Në mbrëmjen e sotme pas emisionit që kishte në Pressing në lidhje me gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, është sulmuar gazetari dhe drejtuesi i Gazeta Metro, Valon Syla.

 

Ai është sulmuar nga tre persona ku edhe ka marrë lëndime të lehta. /gazetametro.net