Gjatë një përurimi në Klinën e Radiologjisë në QKUK, Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti, u pyet për deklaratën e tij të djeshme të bërë ndaj mediave, ku përdori madje edhe gjuhë të rrezikshme duke i ekuivalentuar me gjykime si të Serbisë.
Kurti refuzoi të përgjigjet në pyetjen se çfarë ka pasur ndërmend të thotë, refuzoi të përgjigjet.
“Këtu jemi në Klinikën e Radiologjisë, për çështje të tjera flasim në vende të tjera, herë të tjera, falemnderit shumë”, tha Kurti dhe u largua./Demokracia