Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla sot në një konferencë të jashtëzakonshme ka bërë të ditur se sot në orën 7 e 40 ka ndodhur një sulm ndaj Policisë së Kosovës, që kanë qenë duke shkuar për ta realizuar ndërrimin në pikat kufitare.
Ministri Sveçla tha se ky sulm ka ndodhur me granatë dore dhe A 47, si akt terrorist është bërë me qëllim të frikësimit të zyrtarëve policor por dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës.
Ai tha se grupe të ndryshme në tri ditët e fundit kanë realizuar katër sulme, raporton Telegrafi.
Ministri Sveçla bëri të ditur se sulmi i parë ose tentim-sulmi i parë ka ndodhur nëpërmjet vendosjes së iriqëve metalik në rrugë në kohën përfaqësish të njëjtë me të sotmen me qëllim të pamundësohet puna e Policisë dhe të rrezikohet drejtpërdrejtë jeta e policisë.
Sulmi i dytë ka ndodhur duke e gjuajtur me gur Policinë e Kosovës, ndërkaq sulmi i tretë ka ndodhur mbrëmë ku në afërsi të punktit policor që bën sigurimin e pengesave të rrugëve ilegale janë gjuajtur me armë zjarri.
“Dhe sot drejtpërdrejtë janë goditur dy vetura që transportonin zyrtarët policorë për në pikat kufitare”, tha ministri i Punëve të Brendshme. /Telegrafi/