Suharekë: Gruaja denoncon burrin me të cilin bashkëjeton dhe ka tre fëmijë, e kërcënoi me thikë

- in Lajme

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar edhe një grua nga Suhareka, e cila e ka raportuar burrin me të cilin bashkëjeton, për shkak të kërcënimeve ndaj saj

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije për Sinjalin se i dyshuari, i cili ka tre fëmijë nga bashkëjetesa me viktimën, e ka kanosur me thikë viktimën, duke i shkaktuar frikë e shqetësim.

Përballë kësaj situate, ajo ka kërkuar ndihmë para se të ndodhë diçka më e keqe.

Si rezultat i denoncimit, Policia e ka arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor të dyshuarin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit si “Dhunë në familje” dhe ndalimin e të dyshuarit për 48 orë.

/GazetaSinjali/