Me qëllimi të informimit për së afërmi me Planin Ekonomik të subjekteve politike kanë përgatitur për zgjedhjet e përgjithshme, Klubi i Prodhuesve të Kosovë po vazhdon takimet e partneritetit për zhvillim ekonomik me kandidatë e subjekteve politike.
Gjatë ditës ata kanë bashkbiseduar me kandidain për kryeministër Avdullah Hoti nga LDK-ja dhe atë të PDK-së Enver Hoxhaj
Kryetar i bordit të Klubit të Prodhuesve, Berat Mustafa, kërkoi të dinte se sa shpejtë do të ndodh nivelimi i kamatave të kredive në vendin tonë, duke marre shembull edhe vendet e rajonit, ku në vendin tonë është më e larta.
Po ashtu, kërkesa e dytë kishte të bënte me trajnimin dhe aftësimin profesional të kuadrove të reja, dhe se sa parashihet investim nga qeveria në këtë aspekt, sa do të jetë e gatshme qeveria që në të ardhmen të ndihmoj kompanitë vendore dhe të mbuloj kostot e këtyre trajnimeve./RTK