Studiuesja gjermane “trazon” Tiranën: Rama pritet të marrë postin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s

- in Shqipëri

Studiuesja gjermane e komunikimit, Suzana Starikov ka thënë së fundmi se Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të pasojë Jens Stoltenberg në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s.

Në një postim në Twitter, pa përmendur burimin e informacionit që ajo ka shpërndarë, Starikov ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë insistuar në veçanti në zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm të ardhshëm të NATO-s mes anëtarëve të rinj të NATO-s.

Kandidatët ishin Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shtuar studiuesja.

“Kush do të jetë kryeministri i radhës i Shqipërisë?”, e ka mbyllur postimin Starikov.

Informacionet e shpërndara nga studiuesja gjermane nuk janë të konfirmuara dhe pritet një reagim nga NATO ose Kryeministri Rama.

Suzana Starikov është një studiuese e komunikimit, ndërsa njihet për botimet e saj për politikën e jashtme. /Telegrafi/