Foshnjat që ushqehen me gji për më gjatë janë mendimtarë më të mirë si adoleshent, sugjeron hulumtimi.
Një studim i më shumë se 7800 fëmijëve britanikë shqyrtoi ata që kishin qumështin e gjirit për më pak se dy muaj, dy deri në katër muaj, katër deri në gjashtë muaj ose më shumë se një vit.
Studiuesit zbuluan se ata që ushqeheshin më gjatë me gji, mbi moshën një vjeç, dolën më mirë në testet e fjalorit në moshën 14 vjeçare krahasuar me fëmijët që nuk ushqeheshin me gji.
Studimi, nga ekspertët e Universitetit të Oksfordit, tha se diferencat në pikë ishin ekuivalente me tre pikë IQ.
Ushqyerja me gji lidhej me një rritje ‘modeste’ të inteligjencës së fëmijëve edhe kur inteligjenca e nënës së tyre dhe rrethanat e tyre socio-ekonomike u morën parasysh.
Organizata Botërore e Shëndetësisë këshillon nënat që të ushqejnë ekskluzivisht me gji fëmijën e tyre për të paktën gjashtë muaj. /Telegrafi/