Ndikimi i qëndrueshëm i një infeksioni të rëndë Covid-19 në tru në fusha të tilla si kujtesa, vëmendja ose zgjidhja e problemeve mund të jetë i barabartë me 20 vjet plakje, raporton një studim i kryer në Britani të Madhe.
Hulumtimi, i botuar në revistën eClinicalMedicine’, tregon se efektet janë ende të dukshme më shumë se gjashtë muaj pas sëmundjes akute dhe se çdo rikuperim është shumë gradual.
Dëmtimi njohës është i zakonshëm për një gamë të gjerë çrregullimesh neurologjike, duke përfshirë çmendurinë, madje edhe plakjen rutinë, por modelet që pamë ‘gjurmën e gishtit’ kognitiv të Covid-19 ishin të dallueshme nga të gjitha këto, tha profesori David Menon, autor i studimit.
“Kjo do të thotë se ka një numër të madh njerëzish që ende përjetojnë probleme me njohjen shumë muaj më vonë. Ne duhet urgjentisht të shohim se çfarë mund të bëhet për të ndihmuar këta njerëz”, tha ai.
Sipas studiuesve, kjo është hera e parë që bëhet një vlerësim dhe krahasim i tillë rigoroz në lidhje me pasojat e rënda të koronavirusit.
Studiuesit kanë analizuar të dhënat e 46 pacientëve me Covid, 16 prej të cilëve u vendosën në ventilim mekanik gjatë qëndrimit në spital.
U vlerësuan gjithashtu shkallët që matnin ankthin, depresionin dhe çrregullimin e stresit post-traumatik. Të dhënat më pas u krahasuan me kontrollet e përputhura.
Analiza e të dhënave zbuloi se të mbijetuarit e Covid-19 ishin më pak të saktë dhe kishin kohë më të ngadalta reagimi sesa ata që nuk ishin prekur nga koronavirusi.
Ndërsa ky studim shqyrtoi rastet e shtruara në spital, ekipi thotë se edhe ata pacientë që nuk janë mjaftueshëm të sëmurë për tu pranuar mund të kenë gjithashtu shenja treguese të dëmtimit të lehtë./Kosovarja