Fituesi i Big Brother Vip Kosova, reperi Arkimed Lushaj i njohur si Stresi së fundi ka shkuar në fshatin Llaushë për ta vizituar kullën e familjes Geci.
Stresi që njihet për lidhjen e tij të afërt me ish-deputetin e LDK-së Gani Geci ka qëndruar në odën e këtij të fundit.
Lajmin për vizitën e Stresit e kanë bërë të ditur familjarët e Gani Gecit ku ky i fundit po qëndronte në shtëpi sipas pushimit të tij të rregullt nga burgu.
Postimi i plotë:
Të dashur miq,
Sot babai im Gani Geci është në pushim të rregullt nga burgu në shtëpi dhe me këtë datë kishte ditëlindjen axhi ynë Fadil Geci të cilit i urojmë edhe 100 vite të lumtura.
Në këtë mbrëmje për ta vizituar Gani Gecin në kullën tonë në Drenicë erdhi fituesi i Big Brother VIP Kosova, Arkimed Lushaj -Stresi.
Faleminderit për vizitën!