Specialja në aksion, bastis banesën e ish këshilltarit të Thaçit

- in Lajme

Prokurori i Dhomave të Specializuara ka urdhëruar që gjatë ditës të sotme të realizohet një aksion në banesën e Adil Behramajt, që ishte këshilltar i ish-presidentit, Hashim Thaçi, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se bastisja ka filluar në orët e mëngjesit dhe po vazhdon ende.

Kujtojmë, në ditën e 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovë, ish kreut politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Gjykata Speciale ia ka vazhduar paraburgimin.

/GazetaSinjali/