Trajneri i Kombëtares së Spanjës ka publikuar lstën e lojtarëve të ftuar për Kampionatin Evropian Euro 2020.
Befasia e madhe e kësaj liste është se aty nuk figuron emri i qendërmbrojtësit Sergio Ramos, përcjell KosovaPress.
Kjo është hera e parë që nga vitit 2004 që Ramos nuk ftohet nga Spanja dhe po ashtu është hera e parë që në këtë kombëtare nuk është ftuar asnjë lojtar i Real Madridit.
Ja lista e plotë e të ftuarve:
Portierë: Unai Simon, David de Gea, Robert Sanchez
Mbrojtës: Jose Gaya, Jordi Alba, Pau Torres, Aymeric Laporte, Eric Garcia, Diego Llorente, Cesar Azpilicueta, Marcos Llorente;
Mesfushorë: Sergio Busquets, Rodri, Pedri, Thiago, Koke, Fabian;
Sulmues: Dani Olmo, Mikel Oyarzabal, Alvaro Morata, Gerard Moreno, Ferran Torres, Adama Traore, Pablo Sarabia./KP