Bundesliga gjermane vjen sot me tri ndeshje interesante.
Kampioni në fuqi Bayerni do të kërkoj konsolidimin në vendin e parë dhe revanshin ndaj Hoffenheimit, skuadër kjo e cila në vjeshtë e kishte mposhtur me rezultat të thellë, 4-1, transmeton Klan Kosova.
Bavarezët do t’i kërkojnë tri pikë të plota për ta mbajtur distancën prej 7 pikëve ndaj ndjekësit Leipzigut. Nga ana tjetër, Hoffenheimi i cili dy ndeshjet e fundit kundër Kolnit dhe Herthas i ka fituar me rezultate identike prej 3-0, shkon me shumë vetëbesim në Allianz Arena.
Bayern Munchen, 11-shja e mundshme startuese: Neuer; Sule, Boateng, Alaba, Davies; Kimmich, Goretzka; Gnabry, Muller, Coman; Lewandowski.
Hoffenheim, 11-shja e mundshme startuese: Baumann; Kasim, Vogt, Posch; Gacinovic, Samassekou, Rudy, John; Baumgartner; Bebou, Kramaric.
Ndeshja tjetër të cilën mund ta ndiqni nga ora 15:30 është Dortmund – Augsburg (Art Sport 2).
Pas humbjes nga Monchengladbach me rezultat të thellë 4-2, Dortmundi në këtë duel ka motiv të dyfishtë. Milionerët jo vetëm se do të kërkojnë këndellje nga disfata e javës së shkuar por edhe revanshin direkt ndaj Augsburgut i cili kishte fituar në ndeshjen e parë, në vjeshtë, me rezultat 2-0.
Dortmund: 11-shja e mundshme startuese: Bürki, Morey, Akanji, Hummels, Guerreiro, Can, Delaney, Sancho, Reus (c), Reyna, Haaland.
Augsburg: 11-shja e mundshme startuese: Gikieëicz , Oxford, Gouwleeuw (c), Uduokhai, Caligiuri, Strobl, Gruezo, Iago – Hahn, Niederlechner, Richter.
Ndjekësi i liderit Bayern, RB Leipzig do t’i bëjë konak të tretit në renditje, Leverkusenit i cili me fitore eventuale do ta kalonte Leipzigun dhe do të ngrihej në vendin e dytë.
Të dyja skuadrat në këtë ndeshje hyjnë pas humbjeve befasuese javën e kaluar.
Leipzigu pësoi në udhëtim tek Mainzi (3:2) ndërsa Leverkusen në shtëpi të vet u befasua nga Wolfsburgu, me rezultat minimal 0-1.
Aktualisht, Leipzig në vendin e dytë ka 35 pikë kurse Leverkuseni në të tretin ka tri më pak.
Ndeshja e parë mes dy skuadrave kishte përfunduar baras (1-1).
RB Leipzig, 11-shja e mundshme startuese: Gulasci; Orban, Upamecano, Halstenberg; Mukiele, Haidara, Sabitzer, Angelino; Olmo, Forsberg; Sorloth.
Bayer Leverkusen, 11-shja e mundshme startuese: Hradecky; Dragovic, Tah, Tapsoba, Sinkgraven; Wirtz, Aranguiz, Amiri; Diaby, Alario, Bailey.
Ndeshje të tjera janë ato:
Eintracht Frankfurt – Hertha Berlin
Union Berlin – Borussia Moenchengladbach
Werder Bremen – Schalke 04./RTK