Sot ( e martë) në Dhomat e Specializuara të Kosovës do të ketë paraqitje të mëtejshme të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
“Paraqitjet do t’i kenë të ndara. Paraqitja e mëtejshme për Hashim Thaçin fillon në ora 10:00, e Kadri Veselit në ora 11:15, e Jakup Krasniqi në 14:00 dhe paraqitje e mëtejshme e Rexhep Selimit fillon në ora 15:15”, njoftojnë Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Ndryshe Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit Special ka dorëzuar aktakuzën e ndryshuar kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit. Në njoftim thuhet se aktakuza e re pritet të rëndohet me akuza të reja që i referohet krimeve që pretendohet të jenë kryera në fshatrat e Suharekës dhe Gjilan.
Aktakuza ndaj Thaçit dhe të tjerëve është konfirmuar më 26 tetor 2020 nga Gjykata Speciale në Hagë. Akuza ndaj tyre në kohë shtrihet midis marsit të vitit 1998 dhe shtatorit të vitit 1999.
Gjykata Speciale versionin e redaktuar të aktakuzës së re e ka publikuar në ueb-faqen e saj.
Aktakuza ndaj Thaçit dhe të tjerëve është konfirmuar më 26 tetor 2020 nga Gjykata Speciale në Hagë.
Akuza ndaj tyre në kohë shtrihet midis marsit të vitit 1998 dhe shtatorit të vitit 1999.
Ish-krerët e UÇK-së po mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.