Sot mot me diell dhe shi

- in Lajme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Vranësirat në pjesën perëndimore dhe veriperëndimore të Dukagjinit kanë mundësi  të shoqërohen me reshje shiu.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-5m/s.

Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj këshillohen qytetaret që kanë probleme me sëmundje kronike , të mos ju ekspozohen rrezeve direkte të diellit nga ora 10-17.

Sa i përket kushteve agrometeorologjike ato vazhdojnë të mbeten të mira./Telegrafi/