Sot mot me diell dhe pjesërisht i vranët

- in Lajme

Në vendin tonë sot pritet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët, raporton Gazeta Sinjali.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se në vlerat e temperaturave minimale parashihen rritje të lehta, ndërsa në maksimale, parashihen ulje për 1-3 gradë celsius.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë celsius. Ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë celsius.

/GazetaSinjali/