Sot më ngrohtë, pasdite rrebeshe shiu

- in Lajme

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot më i ngrohtë dhe me intervale me diell, por gjatë orëve të pasdites priten vranësira lokale që do të shoqërohen me rrebeshe të shkurtra shiu, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas Prishtina Weather, temperaturat minimale do të sillen prej 9 deri në 11 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale 20 deri në 21 gradë Celsius.

Të enjten parashihet të mbajë mot paksa më i ftohtë, me të reshura shiu orëve të para të ditës, me temperatura që zbresin në 15 gradë Celsius.

Më shumë diell ditën e premte, edhe pse mbeten mundësi për riga lokale shiu. Më shumë diell po pritet të ketë ditën e shtunë dhe temperatura deri në 22 e 24 gradë Celsius.

/GazetaSinjali/