Presidenti i Këshillit Kombëtar të Austrisë, Wolfgang Sobotka, ka uruar kryetarin e ri të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, me rastin e zgjedhjes së tij në këtë post.
Në urim thuhet se Austria do të mbetet një mbështetëse e palëkundur e Kosovës në rrugën e saj evropiane dhe se do të vazhdojë bashkëpunimi për krijimin e lidhjeve edhe më të ngushta midis dy shteteve mike.
“Kjo mund të ilustrohet me programin e punës së qeverisë aktuale austriake, ku përmendet intensifikimi i shkëmbimit midis parlamenteve tona si një nga qëllimet e tij. Unë gjithashtu pres që ta vizitoj Kosovën për t’u takuar personalisht me ju, në momentin kur të kalojë pandemia”, thuhet ndër tjera në urimin e Sobotka./KP