“S`kemi heronj për të sakrifikuar”, disa rinj protestojnë te zyrat e EULEX-it në Fushë Kosovë

- in Lajme

Një grup i të rinjve ka filluar protestën te zyret e EULEX-it në Fushë Kosovës, ku nga dje po qëndron ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Pranë këtyre zyrave, deri me tani janë mbledhur disa te rinj.

“S`kemi heronj për të sakrifikuar”, “Liria ka emër”, “Drejtësi”, janë disa nga parullat që po mbahen në duar nga këta të rinjtë.

Në këto zyra, ish-presidenti sot e kanë vizituar familjarët e tij.

Derisa vëllezërit e tij tashmë kanë mbaruar vizite, aty ende është bashkëshortja e tij, Lumnije Thaçi./Nacionale