Një grua 3o-vjeçare e ka denoncuar spitalin privat “Kestrina” se gjatë një ndërhyrjeje ia kanë dëmtuar sistemin e riprodhimit.
E reja kishte shkuar në këtë institucion privat për një ndërhyrje, por ajo kishte pësuar keq.
Demokracia.com nga burime brenda autoriteteve të sigurisë ka mësuar se 30-vjeçarja A.M. (emër dhe mbiemër i njohur për redaksinë), pas kësaj ndërhyrjeje ka shkuar në një spital tjetër për analiza dhe aty e ka vërejtur se i është hequr edhe vezorja e djathtë dhe nuk i ishte treguar nga personeli i spitalit privat ”Kestrina”.
Në konsultim me prokurorinë e shtetit është bërë kërkesë në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK dhe nga mjekët aty është konstatuar se asaj i mungon vezorja e djathtë.
Prokuroria e ka inicuar rastin si trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor.
I pyetur nga Demokracia.com rreth këtij rasti, spitali privat ”Kestrina” ka zgjedhur të hesht dhe të mos përgjigjet zyrtarisht./Demokracia