Skandaloze: Ndërpritet finalja e barazhit, tifozët e Vushtrrisë heqin rrjetën nga porta

- in Sport

Ishte minuta e 77-të kur gjyqtari i ndeshjes e akordoi një penalti në të mirë të Malishevës. Por, një vendim i tillë e pengoi tifogrupin e Vushtrrisë “Forca”, të cilët të mllefosur nga vendimi i gjyqtarit, hoqën rrjetën nga porta, për ta pamundësuar ekzekutimin e penalltisë.

 

Malisheva ishte duke fituar me rezultat 0:2 përballë Vushtrrisë në finalen e barazhit. Ekipi i drejtuar nga Arsim Thaqi ishte shumë afër që ta siguronte edhe zyrtarisht mbijetesën në Superligë. Pas kësaj ngjarje, u vendos që të zbrazej tërësisht pjesa në sektorin e tribunave ku ishin vendosur tifozët e Vushtrrisë “Forca”. /Nacionale