Qeveria e Kosovës ka propozuar rritjen e koeficinetit të pagës për punëtorët e sektorit publik nga 105 euro në 110.
Me ndryshimin e koeficientit, që do të bëhet me buxhetin e vitit të ardhshëm, i bie që të rritet paga e kryeministrit Albin Kurti e presidentes Vjosa Osmani, shkruan Demokracia.com.
Por, edhe ky koeficient i lë shumë prapa kategoritë e tjera si mjekët, policët e shërbyesit e tjerë civilë.
Për këtë kritika Kurti ka marrë edhe nga juristi Ehat Miftaraj.
Sipas tij, përfituesit më të mëdhenj prapë mbeten politikanë.
Ky është statusi i plotë i Miftarajt:
Qeveria e Kosoves ka propozuar rritjen e koeficientit ne sektorin publik nga 105 euro ne 110 Euro.
Kush dhe sa perfiton nga kjo ngritje:
Paga e Presidentes rritet per 90 Euro
Paga e Kryeministrit rritet per 85 Euro
Paga e Deputetit dhe Ministrit rritet per 82 Euro
Keshilltareve politik ne Kuvend, Zyre te Kryeministrir dhe ministrive, pagat iu rriten nga 40 deri ne 65 Euro.
Paga e ushtarit te FSK rritet 28 Euro
Paga e Policit rritet 25 Euro
Paga e Policit te Ri rritet 22 Euro dhe 50 cent
Paga e zjarrfikesit rritet 25 Euro
Paga e infermierit rritet prej 25 deri 30 Euro
Paga e zyrtarit ligjor rritet prej 25 deri 30 Euro
Paga e mesuesit ne shkolle fillore dhe te mesme rritet prej 25 deri 33 Euro.
Me fjale tjera, prape se prape perfituesit me te medhenj nga ngritja e koeficientit shkon ne menyre te pabarabarte per politikanet./Demokracia