Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar listën e re të çmimeve tavan për produktet e naftës.
Sipas MINT, çmimi maksimal i lejuar për produktin Dizel do të jetë 1.78 Euro për litër, duke shënuar kështu ngritje për një cent në krahasim me ditën e djeshme.
Çmimi maksimal i lejuar për produktin Benzinë do të jetë 1.41 Euro për litër;
Çmimi maksimal i lejuar për produktin Gas është 0.73 Euro për litër.
