Sindikata e Punëtorëve Shëndetësorë të QKUK-së kërkon që infermiereve t’iu revokohet licenca e punës

- in Shëndetësi

Sindikata e Punëtorëve Shëndetësorë të QKUK-së ka reaguar pas publikimit të videos ku shihet një infermiere teksa e rrah brutalisht një të moshuar në një spital privat në Pejë.

Në komunikatën e tyre, thonë se secili infermier duhet sot të distancohet publikisht, sepse kjo që shihet në video nuk e përfaqëson profesionin e infermierit.

“Ndërsa edhe ato të tjerat të cilat qeshnin edhe pse e kishin mundësinë që t’a ndalojnë abuzimin dhe sulmin ndaj qytetares së moshuar në video nuk i bëjnë nderë as vetes së tyre, e as profesionit të infermierit”.

Tutje ata ftojnë publikisht Odën e Infermierëve të Kosovës që urgjentisht t’ia revokojë licencën e punës të dyshuarës, sepse sipas tyre titullin e infermieres e ka humbur ajo vetë./Sinjali