Simptoma e pazakontë mund të tregojë se na mungon vitamina D

- in Shëndetësi

Trupi ynë mbështetet në disa vitamina dhe minerale për të funksionuar sa më mirë. Vitamina D është një nga vitaminat e rëndësishme, e nevojshme për rregullimin e kalciumit dhe fosfatit. Është thelbësore sepse ndihmon në ruajtjen e dhëmbëve, kockave dhe muskujve të shëndetshëm. Mungesa e vitaminës D mund të çojë në një sërë simptomash, një prej të cilave është djersitja, veçanërisht në zonën e kokës.

“Djersitja e tepërt përshkruhet si një simptomë e zakonshme dhe e hershme e mungesës së vitaminës D. Zonat më të zakonshme ku shfaqet janë koka dhe qafa”, tha dietologia Emily Rollason.

Simptoma të tjera të zakonshme të mungesës së vitaminës D përfshijnë dobësinë e muskujve, shtimin në peshë, lodhjen, kockat dhe kyçet e dobëta. Në rrezik të mungesës së vitaminës D janë të moshuarit dhe njerëzit që kalojnë pjesën më të madhe të kohës në shtëpi, gratë shtatzëna ose në gji, si dhe personat që mbulojnë lëkurën dhe ata që ushqehen keq.

Si të parandaloni mungesën e vitaminës D?

Parandalimi më i mirë është ekspozimi në dritën e ditës për pesë deri në 30 minuta nga ora 10 e mëngjesit deri në 15 pasdite, dy herë në javë. Të ulesh pranë një dritareje me diell ose në një makinë nuk llogaritet sepse xhami do të bllokojë rrezet UVB, shkruan Index.hr, transmeton Klankosova.tv.

Një mënyrë tjetër për të futur vitaminën D në trup është përmes ushqimit. Ushqimet që mund të rrisin ndjeshëm nivelin e vitaminës D në trup janë salmoni, qumështi, lëngu i portokallit, e verdha e vezës, kërpudhat, mishi i kuq dhe drithërat dhe tërshëra.

Nëse dyshoni për mungesë të vitaminës D, bisedoni me mjekun tuaj për marrjen e suplementeve të vitaminës D.

/GazetaSinjali/