SIGURIMI PËRLESHET FIZIKISHT ME DISA PERSONA NË NJË QENDËR TREGTARE NË PRIZREN – NUK I RESPEKTUAN MASAT ANTI-COVID

- in Lajme

Një rrahje mes katër personave ka ndodhur rreth orës 18:45, në një qendër tregtare në Prizren.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, ka bërë të ditur se në incident janë përfshirë edhe pjesëtarë të sigurimit të qendrës.

Sipas tij, katër persona janë shoqëruar në stacionin policor në Prizren.

“Në stacion janë shoqëruar katër persona, tre prej tyre do të ndalen në ndalim deri në gjashtë orë. Rasti po cilësohet si ‘lëndim i lehtë trupor’”.

Tutje tha se deri te rrahja sipas informacioneve të para thuhet se ka ardhur për shkak të mosrespektimit të masave anti-COVID që janë në fuqi. /Telegrafi/