SI T`I RRISNI FLOKËT: 16 KËSHILLAT QË SUGJEROJNË EKSPERTËT

- in Lifestyle

Rritja e flokëve është një proces që kërkon kohë dhe durim, prandaj mos prisni rezultate të menjëhershme brenda natës. Megjithatë, për të arritur aty ku dëshironi, ka disa gjëra që mund të shtoni/ndryshoni në rutinën tuaj.

 

Ja çfarë këshillojnë ekspertët e flokëve:

1. Bëni një konsultë me mjekun për trajtime të rritjes së flokëve, për të parë nëse ka një arsye shëndetësore për problemin.

2. Përdorni vajra për rritjen e flokut.

3. Provoni trajtime me kafeinë për të rritur flokët.

4. Përqendrohuni në kujdesin e skalpit për rritjen e flokëve.

5. Bëni prerje flokësh rregullisht te parukierja (1 herë në 6 muaj)

6. Konsumoni vitamina për shëndetin dhe/ose vitamina enkas për rritjen e flokëve.

7. Mos e lani flokun me shampo çdo ditë.

8. Shpëlani flokët me ujë të ftohtë.

9. Vendosni balsam në fundet e flokëve.

10. Provoni maska të bëra në shtëpi, vetëm ato të aprovuara nga mjekët.

11. Evitoni pajisjet e nxehta ose përdorini sa më pak.

12. Qëndroni larg dekoloruesve.

13. Krihini flokët butësisht.

14. Përdorni peshqirë të butë, mikrofibër.

15. Mos i kapni flokët shumë fort me llastik. Përdorni më shumë kapëse sesa llastik.

16. Provoni rregullisht ujin e orizit./KP