Çfarë studimi ka treguar – a është e mirë të mësuarit e gjuhës për fëmijët dhe pse?
Përveç që ka një efekt pozitiv në trurin e njerëzve të shëndetshëm, dygjuhësia gjithashtu ka një efekt të dobishëm te njerëzit që vuajnë nga një patologji neurologjike, siç është sëmundja e Alzheimerit.
Sipas një studimi nga studente e doktoratës në Universitetin e Ghent (Belgjikë) Eva Vumans, e cila përfshinte 54 fëmijë parashkollorë të cilët ishin të ndarë në dy grupe, efekti pozitiv i mësimit të një gjuhe të huaj u provua.
Ajo i ndau fëmijët e të njëjtit nivel të inteligjencës dhe zhvillimit gjuhësor në dy grupe, njëri prej të cilëve ndoqi klasat në dy gjuhë (frëngjisht dhe holandisht), ndërsa tjetri kishte klasa vetëm në gjuhën e tyre amtare.
Pas një viti të një regjimi të tillë, studenti i doktoratës krahasoi testet e inteligjencës të fëmijëve nga të dy grupet, të cilat vërtetuan se rezultatet e fëmijëve që ndiqnin mësime në dy gjuhë ishin më të mira./KP