Deputeti i lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha i ka reaguar pas deklaratës së raportueses e Kosovës në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e cila dëgjohet duke ju thënë policëve në Zveçan “çfarë dreqin ju solli këtu” ndërsa diskutonte me ta që po ruanin objektin komunal.
Basha përmes një postimi në Facebook, ka thënë se von Cramon u sillke sikur të ishte komandate supreme.
Ai tutje ka thënë se nuk e beson se ku e gjejnë guximin e u sille si kauboj në vend të huja, dhe i njëjta ka shtuar se një deputet e BE-së e ka ofenduar policinë gjermane.
Postimi i plotë:
S’po mundem me besu çka pashë! Në lajme qëndrore kish dal Viola von Cramon, një deputete e BE-së, duke ofenduar policët tanë në krye të detyres në veri! U sillke si me qenë far komandante supreme!
Nuk po muj me besu se ku e gjejnë guximin m’u sillë si kauboj në vend t’huj. Ky është një mentalitet imperialist dhe i turpshëm. Paramendone një deputet të BE-së duke ofendu policinë gjermane!
Për besë ne mundemi me qenë t’varfër, por s’ndjehemi aspak inferior dhe kemi policinë me shumë dinjitet. Këso sjellje s’kanë vend n’Republikën e Albin Kurtit, sepse nuk lejohet askush me ofendu policinë në kryerje të detyrave!/Demokracia