Federata e Futbollit të Kosovës ka prezantuar llogon e re të saj si dhe njëkohësisht janë shpalosur edhe fanellat e reja të Kombëtares së Kosovës.
Llogoja e re e FFK-së ngjallur reagime të shumta për formën dhe dizajnin e saj.
Në konferencën për media, Alba Morina nga Departamenti i marketingut ne Federatën e Futbollit të Kosovës ka shpalosur detaje të shumta se si erdhi deri tek vendimi për llogon e cila u shpalos sot para mediave.
Morina: Llogon e ka punuar agjensioni i afërt me UEFA-në i cili i ka punuar llogot e 28 federatave anë e kënd botës
“Me kërkesë të UEFA-së dhe vullnetin e pajtueshmërinë e plotë të presidentit Agim Ademi, sekretarit gjeneral, Komitetit Ekzekutiv dhe tifozëve “Dardanët”, ka filluar procesin e ribrendimit e institucionit më të madh futbollistik në vendin tonë. Pashmangshëm ndryshimi i llogos ka qenë pikënisja e këtij procesi, por ribrendimi nuk do të ndalojë këtu…..Në pajtueshmëri të plotë me UEFA-në, kjo punë i është besuar agjensionit partner të UEFA-së të cilët deri më tani kanë punuar llogot e 28 federatave anë e këndë botës. Dhe më ë rëndësishmja, kjo është një gradë nga UEFA- për Federatën e Futbollit të Kosovës.”, tha Morina.
Sa i përket formës së llogos, nënkryetari i FFK-së, Bakir Burri ka thënë se llogoja i ka simbolet tona dhe se shpreson që ajo t’iu pëlqej edhe të tjerave ashtu siç iu ka pëlqyer drejtuesve të federatës.
Burri: Shpresoj që llogo e re t’iu pëlqejë të gjithëve
“Dëshirojë që ky emblem i federatës tonë të pëlqehet nga të gjithë, besoj se ne meqë na ka pëlqyer dhe besoj që është e qëlluar, i ka simbolet tona që mendoj që një emblem duhet t’i ketë. Shpresoj që me këtë emblem me këto fanella të kemi fat në këtë kompeticion dhe në vazhdimësi edhe në kompeticionet tjera të radhës.”, tha ai.
Kurse, kryetari i grupit të tifozëve “Dardanët”, Lul Berisha ka deklaruar se në këtë llogo ka elemente të cila janë propozuar nga ana tyre.
Berisha: Idetë tona janë përfshirë në llogon dhe fanelat e reja
“Ne sadopak kemi kontribuar për ribrendimin e llogos së bashku me federatën e futbollit. Çfarë është më ë rëndësishmja është që është kthyer ngjyra që e kemi dashur të gjithë, është kthyer ngjyra gold…. Iu kisha rekomanduar me e pa ngjyrën që është gol dhe simboli dardan që është ka qenë kërkesë e jona, bashke me federatën kemi arritur me e vendosë një simbol dardanë.”, theksoi ai.
E sa i përket asaj se sa ka kushtuar krijimi i kësaj llogoje, Morina ka bërë të ditur se kostoja e kësaj llogo është zero euro sepse për gjithçka është përkudesur UEFA.
Morina: Kostoja e llogos së re është zero
:“Kjo është një dhuratë prej UEFA-së drejtuat Federatës së Futbollit të Kosovës. Për ne kjo llogo ka kushtuar zero cent. Ne nuk kemi dhënë asnjë pare… dhe i vetmi investim që ne e kemi bërë ka qenë koha të cilën e kemi kaluar, një kohë shumë të madhe në të gjitha takimet e përbashkëta me UEFA-në që të vijmë tek një llogo e cila me të vërtet na përfaqëson ne si vend, si dardanë dhe si komb. Kështu që kjo nuk ka kushtuar asgjë hiq. Arsyeja pse është dashur të ndryshohet kjo llogo ka qenë fakti që UEFA ka kërkuar që llogoja të jetë në dakordanc të plotë me ta dhe që secili hap i tyre të bëhet në koordinim me ta.”, sqaroi në fund Morina.
Me llogon e re Kosova do te paraqitet menjeherë në ndeshje e radhs si me Lituanin, Suedinë dhe Spanjën./KP