Si doli Aziz Salihu lakuriq nga shtëpia dhe përfundoj në polici?

- in Sport

Detajet nga jeta private e njerëzve publik gjithnjë tingëllojnë interesante. E kush nuk do të donte të dëgjonte një tregim të sinqert?

Herë pas here shkëpusim copëza historie të jetuara nga personazhet e njohur të politikes, kulturës, sportit. Aziz Salihun ka çka thotë, pasi si fëmijëra, rinia dhe e gjithë jeta e tij janë të mbushura me ngjarje interesante, shkruan “Kosovarja”.

 

“Kam qenë fëmijë që kam lëvizuar shumë. Megjithatë, më kujtohet që gjithnjë më kanë dashur të gjithë. E kam të freskët një rast shumë interesant, të cilin po e tregoj për ju. Kur isha vetëm 6 vjeç kam dalur nga shtëpia lakuriq. E kam humbur rrugën. Pas 24 orësh e kam parë vetën në stacionin e policisë. Pas një pritje të gjatë më në fund u paraqit babai im. Këtë gjë nuk e harroj kurrë”, thotë ai, dhe tutje sjellë në mendje histori të tjera po kaq interesante. “E kur më erdhi vakti me u ba synet ika nga shtëpia nëpër kollomoq. Kisha shumë frikë. U pata traumatizuar nga frika e madhe. Më në fund më zunë dhe…
Ka edhe momente të tjera. Ende më kujtohet se si rrihesha me njerëz për shokët e mi. Gjithmonë kam qenë gati për të luftuar për të tjerët e sidomos për ata që i kam pasur për zemer”, thotë njeru, i cili prej fëmijërisë duket se ja paska caktuar rrugën vetes drejt ringjeve të boksit, shkruan “Kosovarja”.

Aziz Saliu, më pas flet për jeten shkollore. Nuk e mohon se ka qenë nxënës i dobët. “Nuk i kam pasur të gjitha pesa në ditar, por në sjellje kam qenë i shkëlqyer. Në shkollw nuk kam bërë probleme. Ajo kohë ka qenë tjeter, kemi pasur turp e shkollën, arsimtarët e profesorët i kemi respektuar shumë”. Përderisa jeta e tij zhvillohej mes shkollës, rrugës, e ndonjë përleshje aty këtu, i vie koha edhe punës. Zanati i parë i tij ka qenë ai i zdruktarit. “Në moshen 14 vjeçare kam nisur punën si zdrukthtar. Kam punuar afërsisht një vit. Punoja me dyer e dritare”, kujton ai. Ndërkaq, pikërisht në këtë moshë, Azizi ndeshet me një shok, i cili e shtyen që ti futet boksit. Prej asaj kohe Salihu është aktivizuar në këtë sport, i cili i përshtatej më së miri. Për Aziz Salihun boksi u bë pasioni dhe jeta e tij. Për vite me radhw u bë fitues i kupave e medaljeve të shumta, në Kosovë, ish Jugosllavi e Evropë.

Sot jeton i qetë, largë ringut dhe sfidave, por në mëndje gjithnjë ka duelet dhe brohoritjet e forta të publikut që e deshen dhe e duan./Kosovarja