Shyhretet Behluli padyshim se është një nga emrat më të pëlqyer të muzikës popullore.
Këtë e dëshmon edhe karriera e gjatë muzikore ku publiku tanimë është mësuar me zërin dhe muzikën e saj, shkruan lajmi.net.
Jo rrallë herë këngëtarja 59 vjeçare merr vëmendje me postimet në instagram duke u krahasuar me vajzat e reja.
Së fundmi ajo ndodhet në Milano bashkë me bashkëshortin e saj Lulin, meqë rast postuan foto të ndryshme në instagram.
“Vendet e tilla,jane gjithmone kujtim per ne”, shkroi ajo sipër imazheve ku u shfaq veshur në të zeza me plot elegancë.
Ndryshe, “Djali i Mahallës” është kënga e fundit në bashkëpunim me vajzën e saj Engjin.