Gjatë puthjeve duhet të jemi të relaksuar, por disa gjëra të vogla duhet pasur parasysh.
Një nga momentet më të rëndësishme në fillim të një marrëdhënieje është puthja si një nga mënyrat më të bukura për të shprehur dashuri, afeksion, butësi … Nëse kryhet në mënyrën e duhur, ajo do të bëjë që gjunjët të bllokohen, pulsi shpejtohet, mendja turbullohet dhe pëllëmbët të djersiten.
Sidoqoftë, çka nëse dikush bën diçka gjatë gjithë kohës që ju shqetëson, apo më keq, po sikur të bësh vetë gabimet?
Është e rëndësishme të filloni puthjen me buzët tuaja të mbyllura, dhe vetëm lini partnerin t’ju udhëheqë. Gjëja më e rëndësishme është gjetja e masës së duhur, pasi pothuajse të gjithë gabojnë në këtë “hap”.
Puthjet e Hollywooud-it që ndodhin papritmas duken të përshtatshme në skenën e filmit, por në jetën reale ato janë kryesisht shumë të pakëndshme dhe mund të kuptohen si agresion. Përveç kësaj, kontakti i parë me buzët mund të dëmtojë në vend që të jetë i këndshëm.
Një nga pyetjet e zakonshme është se çfarë të bëjmë me duar gjatë një puthje. Është ideale ta mbash partnerin në krahët tuaj – butësisht por me vendosmëri, dhe në të ardhmen ai do të të tregojë momentin./KP