Shukri Buja është pritur në Lipjan nga disa qytetarë pas lirimit nga të gjitha akuzat e Prokurorisë Speciale të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë!
Ekonomia Online ka publikuar disa fotografi ku shihet Buja duke u përshëndetur me qytetarët që janë mbledhur në shesh.
Lajmin për lirimin nga të gjitha akuzat e Prokurorisë Speciale e ka bërë vet Buja.
Ku gjatë ditës së djeshme ka shkruar se ky proces ka zgjatur pesë vite, që nga viti 2019.
“Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se pas një procesi të gjatë hetimor që zgjati mbi pesë vjet prej 2019, më në fund jam liruar nga të gjitha akuzat e Prokurorisë Speciale të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë! Kjo është një fitore e madhe dhe e rëndësishme, e cila vërteton pafajësinë time por edhe pastertinë dhe lavdine e UÇK-së.” – ka shkruar Buja në Facebook-un e tij.