Shtyhet takimi i “Ballkani i Hapur” Rama, Vuçiq e Kovaçevski takohen në maj

- in Lajme, Maqedoni, Shqipëri

Takimi i planifikuar për muajin mars i liderëve të rajonit në kuadër të iniciativës “Ballkani i Hapur” do të shtyhet për në maj.

 

Kryeministri shqiptar Edi Rama, ai serb Aleksandar Vuçiq dhe ai Maqedonisë, Dimitar Kovaçevski do të takohen në muajin maj.

Lajmi është konfirmuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, shkruan indeks.mk.

“Samiti i Liderëve i planifikuar fillimisht për në mars do të mbahet në muaji maj në Maqedoninë e Veriut. Kjo është miratuar nga ana e tre liderëve për shkak të situatës së krizës në Ukrainë dhe për shkak të zgjedhjeve të cilat në fillim të muajit prill mbahen në njërën nga këto tre shtete”, theksojnë nga Qeveria e Maqedonisë se Veriut.