Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar limitin për çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme.
Siç njofton ministria, çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt të naftës është shtrenjtuar për një centë dhe do të jetë 1.74 euro për litër.
Për një centë është shtrenjtuar edhe benzina, për së cilin produkt çmimi maksimal i lejuar është 1.68
Çmimi maksimal i lejuar për produktin Gaz është 0.78 centë për litër.
Çmimet vlejnë për datën 14/07/2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit.