SHTIE ME ARMË NË NJË AHENG FAMILJAR, ARRESTOHET NJË 51-VJEÇAR

- in Lajme

Policia e Kosovës ka arrestuar shtetasin kosovar H.M. (51), pasi ka shtënë me armë në një aheng familjar në Vushtrri.

Rasti ka ndodhur sot rreth orës 15:46 në rrugën “Shaban Polluzha”, njofton Policia e Kosovës sipas së cilës në këtë rast në cilësi të provave materiale është sekuestruar një armë pistoletë me gaz, prodhim italian i kalibrit 9 mm, një karikator i zbrazët dhe dy gëzhoja.

Ndaj të dyshuarit, i cili është liruar në procedurë të rregullt, është iniciuar rasti për veprën penale mbajtje në pronësi, posedim apo kontroll i paautorizuar i armëve dhe përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”./KP