Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër banesa, shtëpi, institucione financiare, vetura e dyqane, duke shkaktuar humbje e pasiguri. Një rast i tillë ka ndodhur edhe sot në qendrën tregtare Albi Mall, shkruan Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se rasti ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në ‘Albi Mall’, ku një palestinez i moshës 19-vjeçare, dyshohet se ka vjedhur veshmbathje në një nga lokalet e kësaj qendre.
Sipas burimeve të Sinjalit brenda qendrës, punëtorët e lokalit kanë arritur ta ndalojnë të dyshuarin si dhe kanë denoncuar rastin menjëherë në Polici. Policia ka dalur në vendngjarje bashkë me Urgjencën mjekësore të cilët e kanë trajtuar të dyshuarin.
Sinjali mëson se me urdhër të Prokurorit të shtetit rasti është iniciuar si “Vjedhje”, ndërkaq i dyshuari ka përfunduar në ndalim policor.