SHSKUK njofton se është kërcënuar shefi i mjekimit intensiv në QKUK, Shaqir Uka

- in Shëndetësi

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës njofton se sot në vendin e punës, derisa po kryente detyrën e tij është kërcënuar doktori Shaqir Uka, shef i Mjekimit Intensiv Qendror në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas ShSKUK, kërcënimi ka ndodhur nga familjari i një pacienti të shtrirë në këtë njësi.

“ShSKUK dhe Klinika e Anestezionit e Mjekimit Intensiv Qendror dënojnë këtë akt, duke kërkuar nga organet e drejtësisë të Republikës së Kosovës që të ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore dhe kryesi i kësaj vepre të marr dënimin meritor”.

/GazetaSinjali/