Në mesin e shumë sulltaneshave që jetuan në pallatin mbretëror në Turqi, ishte edhe një shqiptare nga fshati Rez i Dukagjinit. Ajo ishte sulltanesha Safije, gruaja e Sultan Muratit, transmeton Gazeta Metro.
Sulltaneshat jo domosdoshmërisht ishin turke, si rasti i shqiptares së Dukagjinit, e cila për një kohë u bë ndër sulltaneshat më me ndikim në historinë e Perandorisë Osmane.
Ajo erdhi nga një fshat shqiptar në Stamboll dhe u bë gruaja më e dashur e Sulltan Muratit III. Safija i liroi shumicën e të burgosurve, i dha urdhër një eunuku që të mos i ekzekutojë prostitutat, vuri në dispozicion pasurinë e saj për rregullimin e topave për luftë.
Por kapitulli më mahnitës i karrierës së saj është korrespondenca dhe bashkëpunimi me Mbretëreshën e Anglisë, Elisabeth I., e cila i dërgoi shumë dhurata, mes tyre një pajton (araba) prej ari dhe një mace të zezë angleze. Nga sundimtarja angleze Safija kërkoi grim për fytyrë dhe duar.