Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka pasur një përplasje me Sadri Ramabajën, i cili ka aluduar në afërsinë e Arifit me politikanin serb, Aleksandar Vulin, duke e nxjerr një fotografi të tyre që qarkullon gjithandej nëpër rrjete sociale.
Për atë fotografi, ka dhënë sqarim vet Arifi, duke e treguar atë të plotë, në një format të madh, me ç’rast ka thënë se aty kanë qenë edhe një zyrtar gjerman.
Arifi është marrë edhe sot me këtë çështje, duke publikuar një fotografi ku ish-kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani shihet bashkë me Aleksandar Vulinin.
Arifi ka thënë se një fotografi e tillë duhet t’i tregohet Sadri Ramabajës të cilin e ka quajtur edhe “aparatiçik” të Vetëvendosjes.
Kryetari i Preshevës ka thënë se duhet të pyetet Ardita Sinani se a e bën kjo fotografi atë bashkëpunëtore të Aleksandar Vulinit.
“Tregojini këto fotografi aparatçikit të partisë në pushtet, Ramabajës, i cili shpifte paskrupullt në debatin e mbrëmshëm televiziv për të krijuar konspiracione bashkë me mjete e insinuata tjera propagandistike kundër meje.
Sa për sqarim: Në foto është Këshilltarja e Kryeministrit Kurti, Ardita Sinani me Vulinin dhe pyesni atë, se kjo foto a e bënë Sinanin tani bashkëpuntore të Vulinit, meqë paska vizituar së bashku me Vulinin një manifestim lokal në Preshevë.
Historia na mëson se lajkatarët dhe servilët e pushtetit, herët a vonë do të përfundojnë të turpëruar si plagë të rënda të shoqërisë sonë!”, ka shkruar Arifi.