SHPËRTHEN BOCA E GAZIT NË NJË DEPO NË GJILAN

- in Lajme

Një shpërthim i një bombole gazi ka ndodhur dje në një depo të një shtëpie në Gjilan, pasi viktima mashkull kishte hyrë në depo me cigare të ndezur.

Sipas policisë, shpërthimi i bombolës së gazit dyshohet se ka ndodhur pas rrjedhjes së gazit në hapësirën e depos.

Nga shpërthimi lëndime të rënda trupor e ka pësuar viktima i cili është dërguar për tretman mjekësor. Përveç lëndimit të viktimës janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në objekt dhe dy vetura. /KP