Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka ironizuar me situatën e krijuar me krizën energjetike ku sonte në shumë vende të Kosovës veçse kanë filluar reduktimet e rrymës.
Ahmeti në një postim në Twitter ka përshkruar definicionin e batanijes, shkruan lajmi.net.
“Batanije. Mbulesë e hollë prej leshi a prej pambuku, e ngjeshur dhe me push, zakonisht me ngjyra e me zbukurime, që përdoret për t’u mbuluar. Batanije leshi (pambuku). Shtroj (hedh) batanijen. Mbulohem (fle) me batanije. Mbështjell me batanije”, ka shkruar ai. /Lajmi.net/