R’Bonney Gabriel nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kurorëzua të shtunën mbrëma (14 janar) si Miss Universe e 71-të.
Gabriel, e cila vitin e kaluar u bë e para filipino-amerikane që fitoi Miss USA, mori kurorën duke lënë prapa Amanda Dudamel nga Venezuela dhe Andreina Martinez nga Republika Domenikane.

Konkursi u mbajt në New Orleans, me 84 përfaqësueses nga e gjithë bota që konkurruan për kurorën.

