Shpallet aktgjykimi për vrasjen e Lulzim Fejzullahut, nuk ndryshon dënimi ndaj dy të akuzuarve

- in Lajme

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot u shpall aktgjykimi në rastin e vrasjes së 18-vjeçarit nga Podujeva, Lulzim Fejzullahu.

Rigjykimi i të akuzuarve ka prekur fundin sot. Në rigjykim ndaj të akuzuarve për vrasjen e Lulzimit, është dhënë vendimi i njëjtë me atë të herës e kaluar. Njëri i akuzuar u ri-dënua me 10 vite burgim, kurse tjetri me nëntë.

Lajmin e ka bërë të ditur avokati i familjes Fejzullahu, Tomë Gashi, i cili u deklarua përpara medieve me të përfunduar seanca e sotme.

Kujtojmë se ky rast po rigjykohet prej kur Gjykata e Apelit kishte marrë vendim më 17 korrik, me të cilin aktgjykimin dënues prej 19 vite dënim me burgim ndaj dy të miturve e kishte anuluar, duke e kthyer rastin në rigjykim dhe rivendosje.

Lulzim Fejzullahu u godit me makinë dhe më pas u rrah më shufra metalike në Podujevë, më 14 janar të këtij viti.

Lulzimi nuk u bëri ballë plagëve të rënda që mori, duke ndërruar jetë gjashtë ditë ëm vonë në QKUK./Demokracia