Shokuese: Pronari i furrës tentoi ta vras edhe shoqën e viktimës – ka mbetur e lënduar

- in Lajme

Ngjarja tragjike e vrasjes së Nexhmije Haradini nga ish-punëdhënësi i saj, Arsim Morina, bëhet edhe më tronditëse, pasi sipas raportimeve, ai ka tentuar të vrasë edhe shoqen e saj, e cila ishte e shoqëruar me fëmijën e saj.

Sipas Rrahim Ajeti, njëri nga bashkëfamiljarët e viktimës, shoqja e e së ndjerës ka mbetur e lënduar gjatë sulmit.

Ajeti, tregoi se Nexhmija kishte punuar për tetë vjet në furrën e Morinës bashkë me bashkëshortin e saj, por ishte larguar nga puna rreth gjashtë muaj më parë.

E ndjera ka lënë pas tre fëmijë, një djalë mbi 18 vjeç dhe dy vajza të moshës 12 dhe 16 vjeçare./Demos